17:08 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Bunjaku për treshen që nuk po e voton Osmanin: Kanë të drejtë sepse janë linçu

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi në një prononcim ka bërë të çartë se pse nuk mori pjesë në votimin e parë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

“Ka qenë keqkuptim, kam qenë nalt, porsa kam mbërri poshtë u mbyll votimi. Do të marrë pjesë në votim sikurse LDK-ja, kam kërkua nga Osmani të mos manipulohet, tha ajo në T7.

Ajo tha se Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj kanë të drejtë që spo e votojnë Vjosa Osmanin.

“Mendoj që ata e kanë thënë fjalën e tyre qysh në fillim, besoj se kanë të drejtë sepse janë linçu gjatë qeverisjes së tyre, LDK-ja nuk e ka obligim të sigurojë kuorumin, ndërsa LDK-ja ka marrë qëndrim të qëndrojë në seancë”, tha ajo ndër të tjera.