Buqani ia hap dyert e suksesit Rrustem Berishës

Kandidati për kuvendin komunal të Pejës nga AAK, Rrustem Berisha sot vizitoi fshatin Buqan, ku edhe u mirëpret nga qytetarët atje.
Ai u zotua se kërkesat e tyre do të jenë pjesë e programit të tij qeverisës.
“Kisha kënaqësinë të vizitoj fshatin Buqan të Komunës së Pejës.
Duke i njohur brengat e shqetësimet u zotova se kërkesat e tyre do të jenë pjesë e programit tim qeverisës.
Gjithashtu ju premtova që do të punojmë së bashku për të filluar një etapë të re për përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve dhe zhvillimin e kësaj zone“, shkroi ai.