18:23 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Buraku dhe Grupi Fama lansojnë baladën e re ‘Gëzuar për ty’

Në fluksin e projekteve muzikore që janë lansuar sot në Ditëe e të Dashuruarve, ka ardhur edhe një këngë e re nga Buraku dhe Grupi Fama.

Artistët e mirënjohur kanë publikuar këngën e re “Gëzuar për ty”, shkruan Indeksonline.

Ky projekt erdhi i realizuar edhe me videoklip  nga produksioni Vello dhe Norik Uka, ndërsa teksti dhe muzika nga Kreshnik Avdiu me orkestrim të Ardian Kastratit.

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar në youtube, dhe padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e tyre./Indeksonline/