75 Mall Live Search
12:38 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

“Burdushi” me kërkesë të tij, i vetëm në qeli

Zyrtarë të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kanë reaguar pas publikimit të lajmit që i paraburgosuri Hysri Peqanin-Burdushi ka tentuar të vetëvritet.

Sipas KMDLNJ-së, Hamit Ademaj, drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ka hedhur poshtë spekulimet për gjoja tentimvrasjeje për Hysri Peqanin- Burdushin.

Ai, siç u ka deklaruar zyrtarëve të KMDLNj-së, ka bërë kërkesë me datën 06.03.2019 për një qeli, ku do të qëndronte i vetëm.

“Kërkesën e tij e kemi miratuar të njëjtën ditë dhe ai s’ka asnjë shqetësim shëndetësor’, u ka thënë drejtori Ademaj zyrtarëve të KMDLNj-së./Indeksonline/