Burdushi nga burgu: Nuk po diskriminohem në baza etnike, thjeshtë jam viktimë e politikës
Zyrtarë të KMDLNJ, Qendra Rajonale në Prizren, kanë vizituar sot Hysri Peqanin-Burdushin, në Qendrën e ndalimit në Prizren.
Burdushi ka hyrë në grevë tash e 48 orë.
Sipas drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Hamit Ademaj, ndaj Hysri Peqanit, janë duke u zbatuar gjithë rregullat e parapara në të tilla raste, duke qenë në vëzhgim permanent.
Ai, është në gjendje stabile dhe jemi duke e përcjellur gjendjen e tij shëndetësore, duke qëndruar i vetëm në qeli, ashtu siç edhe parashihet në të tilla raste’, ka thënë ai.
“Ndërkaq, punëtori social, poashtu ka pohuar se e ka takuar dhe këshilluar të njëjtin (Burdushin) për ndërprerje të grevës, por ai akoma vazhdon të jetë në grevë. Gjatë takimit/vizitës që i bëri KMDLNJ-ja, Burdushi ka pohuar se është i indinjuar me sjelljen, përkatësisht zvarritjen e procesit dhe greva në këtë rast s’ka të bëjë me trajtimin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për të cilët thotë: ‘se janë shumë korrektë dhe i falënderon menagjmentin dhe oficerët korrektues, personelin e stafin mjekësor, për trajtim shumë të mirë’. Por, ai ka vërejtje në zvarritjen e procesit nga Prokuroria shtetit, dhe për këtë ka hyrë në greve, siç thotë deri në realizimin e të drejtës për gjykim të shpejt e të drejtë, duke konsideruar veten të pafajshëm.Nga ana e vetë KMDLNJ i ka kërkuar Burdushit, që të ndërpresë grevën, ngase me këtë vetëm mund të dëmtojë shëndetin. Ndërsa, sa i takon adresimeve për zvarritje nga Prokuroria, kjo s’është në mandatin e KMDLNJ-së”, thuhet në komunikatën për media.
Gjatë kësaj vizite, Hysri Peqani, ka konfirmuar për KMDLNJ-në se: Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk ndien se po diskriminohet në baza etnike. Kjo është e pavërtetë që ka dalë, nuk e di nga kush.Unë, këtë asnjëherë se kam thënë dhe as që e them.Unë, jam i martuar me shqiptare. Kjo nuk është e vërtetë, se ka prapavijë etnike.Thjeshtë po mbahem padrejtësisht dhe këtë dua sa më parë ta dëshmojë para drejtësisë, se jam thjeshtë viktimë e politikës.
Ai, u arrestua me dt.16.11.2018 në shtëpinë e tij, Rr.’Jeta e re’, p.n. në Prizren. ’Policia gjatë bastisjes (ka bastisur dy shtëpitë e tij) ka marrë me vete materiale si:DVD, incizime tjera, ka konfiskuar kamerat, hard disqe si dhe tri vetura pronë e tij dhe familjes, të markave:Ronger, Audi e Reno’.
Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumentacionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai, përfundohet në komunikatën për media.