75 Mall Live Search
23:15 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Burgjet e Greqisë si thertore’- vetëvrasja e shqiptarit në paraburgim nuk bëhet publike

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në burgjet greke.

Ai është Gani Hila dhe është viktima e 41 në institucionet e burgimit në vendin fqinj.

Hila u ther me thikë në qelinë e paraburgimit në Athinë.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha, që i referohet denoncimit të ardhur nga një qytetar.

‘Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Masakrohet ne parburgim ne Athine nga gardian grek shqiptari Gani Hila!

Ambasada shqiptare tregon indiference te plote!

Ata qe e masakruan perpiqen qe te paraqesin si vetevrasje.

Te dashur miq, Gani Hila eshte shqiptari i 41 qe vritet ne burgjet e Greqise nga rraciste me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe barbarite ndaj shqiptareve ne burgjet e Greqise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqise.

I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet.

Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera.