75 Mall Live Search
11:42 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

“Burgosi” të bijën, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Novobërdë pasi i njëjti ka “burgosur” vajzën e e tij, përcjellë Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka mbajtur të privuar kundërligjshëm nga liria vajzën e tij të mitur.

“N.N. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte mbajtur të privuar kundërligjshëm nga liria vajzën e tij viktimën femër e mitur K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/