75 Mall Live Search
16:11 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Burgu i Gjilanit i kërkon Qeverisë t’i furnizoj me masa mbrojtëse

Qendra korrektuese e Gjilanit përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë globale coronavirus.

Siç bëhet e ditur ky institucion ka marrë të gjitha masat e  nevojshme duke dezifektuar hapësiarat e saj, por se ka kërkuar nga Qeveria që ti furnizojë m materiale mbrojtëse.

Kjo qendër e paraburgimit është vizituar sot nga nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli bashkë me kryetarin dhe nënkryetarin e komunës së Novobërdës.

“Ne do të jemi bashkë në këtë situatë dhe konfirmoj se me të gjitha mundësitë tona, do ta ndihmojmë edhe këtë institucion. Jemi bërë bashkë krejt Anamorava për ta preventuar Covid19, përfshirë të gjitha institucionet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Tutje shqetësimin e personelit të burgut në Gjilan e ka shfaqur edhe nënkryetari Ismajli, i cili po ashtu ka kërkuar furnizimi me mjete mbrojtëse nga Qeveria e Kosovës.