Burgu i tmerrshëm i Gurrakocit, sot strehë e familjes Çitaku

Një nga burgjet më të tmerrshme të ish-regjimit në Kosovë, është ai i Gurrakocit.
Në këtë burg janë maltretuar mijëra shqiptar para dhe gjatë luftës së fundit.
Por, brenda kësaj shtëpie të tmerrit jeton edhe një familje, ajo Çitaku.
Në kushte të mjerueshme, kanë dalë imazhet të publikuara nga Istogu Channel, ku shihen familjarët, të cilët edhe ky dimër i ftohtë i gjeti aty, transmeton Indeksonline.
Muret e çara, e të mbuluara nga myku, brenda kësaj familjeje tre anëtareshe ka edhe të sëmurë.
Kujtojmë që Komuna e Istogut ka marrë vendim që të rrënohet ky burg, por që për këtë familje mbetet strehë e për mijëra shqiptar një kujtesë e hidhur, por një fakt i gjenocidit serb./Indeksonline



