15:15 / E Hënë, 19 Shkurt 2024 / S Z

Burgu ku po qëndronte Alexei Navalny pretendojnë se ai vdiq nga “sindroma e vdekjes së papritur”

Ndërsa bashkëpunëtorët e Alexei Navalny, lideri më i shquar i opozitës ruse, fajësojnë autoritetet për vdekjen e tij, kolonia penale (burgu) ku ai ka qëndruar që nga dhjetori pretendon se ai vdiq nga “sindroma e vdekjes së papritur” dhe se familja është njoftuar.

Të hënën, më 19 shkurt, Lyudmila Navalny, nëna e opozitës së ndjerë, së bashku me avokatët, erdhën në morgun e qytetit pranë burgut ku djali i saj po vuante dënimin, por ata nuk e lanë të hynte, thanë bashkëpunëtorët e Navalny.

Sipas zëdhënëses së tij, një nga avokatët “u flak jashtë” dhe stafi refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve rreth vendndodhjes së trupit të figurës së opozitës ruse.

Ekipi i Navalny pretendon se autoritetet ruse duan të “mbulojnë gjurmët e vdekjes, prandaj nuk ia kanë dorëzuar ende trupin e tij të afërmve”.

Hetuesit rusë thonë se do ta dorëzojnë trupin pas përfundimit të hetimeve.

Kritiku më i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin në një dekadë, Alexei Navalny, vdiq të premten, më 16 shkurt, në një burg në një zonë të largët pranë Arktikut, tha shërbimi shtetëror i burgjeve.

Navalny kreu një dënim me 19 vjet burg për ekstremizëm, për të cilin shumë besojnë se ishte i motivuar politikisht.

Menjëherë pas njoftimit për vdekjen e Navalny-t, mbështetësit e tij dolën në rrugë në qytete në të gjithë Rusinë, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet se tubimet ishin të ndaluara.

Më shumë se 350 persona janë arrestuar deri më tani, sipas OJQ-ve.

Ekipi i Navalny beson se ai u vra me urdhër të Vladimir Putin, tha Kira Yarmush, një zëdhënëse e organizatës së drejtuar nga Navalny.

Në fund të vitit të kaluar, 47-vjeçari Navalny u transferua në një koloni burgu në Arktik, një nga më të ashprat në Rusi.

Gruaja e tij Julia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të ndihmojë në ndëshkimin e regjimit” në Rusi.

Shërbimi i burgjeve të rajonit Yamalo-Nenets njoftoi se Navalny “nuk ndihej mirë” pasi shëtiti nëpër mjediset e burgut të premten.

“Ai humbi vetëdijen pothuajse menjëherë”, thuhet në deklaratën e shërbimit, e cila u raportua nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Menjëherë është thirrur një ambulancë, por përpjekjet për reanimim kanë qenë të pasuksesshme, thuhet në deklaratë.

“Mjekët e urgjencës e shpallën të burgosurin të vdekur”. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar”.

Dmitry Peskov, përfaqësuesi i shtypit i Vladimir Putin, tha të hënën, më 19 shkurt se hetimi për vdekjen ishte në vazhdim dhe se nuk kishte asnjë informacion të ri.