Burgu, rrahja, gjykata, ofendimet…Fero e Arbenita bëhen prapë bashkë (Pamje)

Disa javë më parë, Arbenita Ismajli ka denoncuar në polici burrin e saj, reperin Fero, për sulm fizik dhe psikologjik.
Artisti u arrestua dhe qëndroi 1 muaj në paraburgim, madje çështja u bë aq serioze sa modelja angazhoi edhe avokatin e saj.
Sipas Arianit Kocit, çifti që ka një vajzë kishin pasur probleme edhe në të kaluarën, megjithatë sulmi i fundit fizik ishte vulë.
Megjithatë, duket se të gjitha i mori “lumi” pasi ata janë ribashkuar.
Pasi Fero u lirua nga burgu, me sa duket ata janë takuar dhe kanë zgjidhur problemet mes tyre, ndonëse Arbenita vazhdimisht shkruante se beson në drejtësi.
Ata janë kapur sërish bashkë në Gjilan.