75 Mall Live Search
21:39 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Burim Ahmetaj, me shumicë votash emërohet Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot me datë 4 shtator 2020 në mbledhjen e 38-të të rregullt të saj, pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore të konkursit publik, me shumicë votash ka emëruar Burim Ahmetaj Kryeshef Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burim Ahmetaj ka fituar pikë më së shumti kundrejt kandidatëve tjerë, i cili ka rezultuar si kandidati me i suksesshëm në garën për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

I gjithë ky proces i rekrutimit të kësaj pozite të lartë drejtuese në KQZ, është monitoruar nga Ambasada Britanike në Kosovë përmes OJQ-së BIRN në Kosovë, me kërkesë për monitorim nga vet KQZ.

Burim Ahmetaj ka udhëhequr Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në KQZ, që nga viti 2008.