10:59 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Burim Berisha i bëri 42 premtime e vetëm 13 i realizoi

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017.  Platforma është rifreskuar me informataqë përmbledhë të dhëna nga fillimi i këtij mandati deri në muajin dhjetor të vitit 2019, përkatësisht gjysma e mandatit të kryetarëve aktual të komunave. 

Nga gjithsej 903 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, deri në muajin dhjetor 2019, komunat kanë përmbushur 304 premtime, 171 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 233 premtime kanë filluar të përmbushen ose ka nisma në përmbushjen e tyre, ndërsa për 195 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë komunale në përmbushjen e tyre. 

Kryetari i Komunës së Fushë – Kosovës, Burim Berisha nga radhët e LDK-së, nga 42 premtimet e bëra, vetëm 13 i ka realizuar, 7 gjysmë të përmbushura, 13 të filluara e 9 as që i ka nisur, përcjellë Indeksonline.

Deri tashti Berisha ka realizuar këto premtime:

  • Ofrimi i bursave për studentëNdërtimi i shkollave të reja në fshatrat Vragoli, Mesbardh dhe te kompleksi “300”
  • Ndërtimi i shkollave të reja në fshatrat Vragoli, Mesbardh dhe te kompleksi “300”
  • Vendosja e rrethojave në të gjitha shkollat fillore
  • Ndërtimi i paraleles së ndarë të shkollës “Mihal Grameno” në lagjen “Kompleksi” me kapacitet për 1 mijë nxënës
  • Ofrimi i granteve komunale për hapjen e bizneseve të reja
  • Ndërtimi fushave të futbollit me bari sintetik në lagjen “028”dhe në fshatrat Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme dhe Bardhi i Madh
  • Finalizimi i lidhjes se qytetit me fabrikën e ujit në Shkabaj dhe furnizim 24 orë me uj
  • Rregullimi i zonave për çiklizëm, parking dhe zona të reja të ecjes tek parku i pishave
  • Shtrirja e ujësjellësit dhe kanalizimit dhe shtrirja e ndriçimit publik në fshatin Grabovc
  • Zgjerimi i kanalizimit dhe ujësjellësit në fshatrat Bardh i Madh, Pomozotin, Halilaq, Bardh i Vogël, Henc, Vragoli, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme, Lismir, Sllatinë e Madhe dhe Sllatinë e Vogël
  • Asfaltimi i rrugëve në Bardh i Madh, Pomozotin, Halilaq, Bardh i Vogël, Henc, Vragoli, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme, Lismir, Sllatinë e Madhe dhe Sllatinë e Vogël
  • Shtimi i një kati dhe instalimi i pajisjeve moderne shëndetësorë në objektin ekzistues të QKMF-së
  • Blerja e një autobusi të ri për nevojat e stafit të shëndetësisë