75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / G T

Burim Kukeli: Dua që një ditë të bëhem trajner i Kosovës

Legjenda e futbollit shqiptar, Burim Kukeli tashmë trajner i grupmoshave të reja te Zurich U21, dëshiron që një ditë të jetë në stolin e Kosovës apo Shqipërisë.

Kukeli thotë se momentalisht është duke ecur hap pas hapi dhe po mëson shumë në drejtimin e trajnerit, shkruan Indeksonline

Të ardhmen ai shpreson që të jetë trajner i Kosovës apo Shqipërisë.

“Po eci hap pas hapi. Dua të mësoj shumë dhe t’i sjell idejat e mia.”

“Ëndrra ime është që të bëhem trajner i Kosovës apo Shqipërisë”, u shpreh Kukeli

Kukeli e nisi karrierën në këtë zanat, si asistent te ekipi i Kriens. Më pas vazhdoi me të njëjtin rol, te Wil 1900, Sioni dhe Grasshoppersi./Indeksonline/