75 Mall Live Search
17:14 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Burim Ramadani: Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë, është agjendë e vjetër e Serbisë

Zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani thotë se ndarja e Kosovës është agjendë e vjetër e Serbisë.

Përmes një reagimi për media, Ramadani thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe se modelet e tilla i takojnë shekullit të 19-të dhe 20-të, transmeton Indeksonline.

“Ndarja e Kosovës është agjendë e vjetër e Serbisë. Kjo nuk do të ndodhë! Modelet e tilla i takojnë shekullit të 19-të dhe 20-të dhe kanë përfunduar disa dekada më herët. Modeli i vetëm i paqes dhe stabilitetit është bashkëpunimi me shtetin e Kosovës, kështu siç është dhe pa asnjë centimetër më pak”, ka deklaruar Ramadani.

Ramadani rekomandon që elita politike në Serbisë të fokusohet në frymën evropiane të fqinjësisë së mirë, njohjes reciproke dhe bashkëpunimit përballë sfidave të përbashkëta rajonale.

“Elita politike në Serbi të fokusohet në frymën evropiane të fqinjësisë së mirë, njohjes reciproke dhe bashkëpunimit përballë sfidave të përbashkëta rajonale. Kështu do të dëshmonte se i është larguar politikave të Millosheviqit”, ka thënë Ramadani./Indeksonline/