11:25 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Burim Rreci, mohon të ketë kërcënuar ministrin Krasniqi

Sekretari i pezulluar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, ka kërcënuar ministrin e këtij dikasteri, Vesel Krasniqin.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Burim Rreci, ka mohuar të ketë kërcënuar ministrin Krasniqi, duke treguar se tashti është në pritje të Policisë së Kosovës, për të dhënë një deklaratë.

Sipas tij pretendimet e ministrit Veseli nuk qëndrojnë dhe se ai asnjëherë nuk e ka kërcënuar jo vetëm Krasniqin, por askënd.

“Jam duke e pritur policinë për me dhanë deklaratë, nuk ka bazë, nuk ka kurrfarë vlere, çfarë kanë thanë këta, mua policia më ka thanë se është thyer një xham, për me ba inskenime, këto janë inskenime të tyre, ai e ka humbur të drejtën ligjore me vendime të kundërligjshme”, tha Rreci për IndeksOnline, duke iu referuar kështu ministrit Krasniqi.

Sikur ai të ishte person që kërcënon dikë, siç ka thënë Rreci, ai nuk do të kishte informuar qëh mbrëmë policinë se që nga sot do të fillojë punën.

“Unë kurrë në jetë nuk e kërcënoj askënd, me pas kërcënue nuk e kisha ndjek rrugën ligjore. Unë e kam thirr vetë policinë mbrëmë, për t’i treguar se  unë duhet me e fillue punën. Nuk jam njeri që kërcënoj”, tha Krasniqi.

Ndryshe rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar edhe ministri Vesel Krasniqi, i cili ka thënë se po intervistohet./IndeksOnline/