Burim Zabelaj shpjegon simbolikën e numrit 122 të Nismës: Mesazh uniteti, e përfaqësim i ADN-së së UÇK-së
Kandidati për deputet nga Nisma, Burim Zabelaj, ka folur për simbolikën e numrit të Partis Nisma 122, duke e cilësuar atë si një shenjë të fortë uniteti, historie dhe përkushtimi kombëtar.
Në deklarimin e tij, Zabelaj ka theksuar se ky numër përfaqëson vlera që lidhen ngushtë me luftën çlirimtare dhe bashkimin e atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.
Sipas tij, numri 122 simbolizon unitetin dhe bashkimin, duke përfaqësuar gjithashtu ADN-në e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe zemrat e çelikta të luftëtarëve.
Zabelaj ka theksuar se kjo shifër lidhet me trashëgiminë e luftës dhe me figurat kryesore të saj, duke e cilësuar si vazhdimësi të linjës politike që, sipas tij, përfaqëson PDK-në origjinale të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
“Po e tregoj simboliken, çka përfaqëson 122. Përfaqëson unitet.122 përfaqëson bashkim. 122 përfaqëson ADN-në e UÇK-së. 122 përfaqëson zemrat e çelikta. 122 përfaqëson PDK-në origjinale të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë ai.

