75 Mall Live Search
21:56 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / H F

Burim Zabelaj: Nesër flet vota, nesër fiton zëri i çelikut

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Burim Zabelaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe të treguar gjatë fushatës elektorale, duke theksuar pjesëmarrjen masovike në çdo takim.

Përmes një mesazhi drejtuar publikut, Zabelaj ka deklaruar se “u dëgjua Zëri i Çelikut – zëri që nuk u thye”, ndërsa ka theksuar se dita e nesërme është vendimtare.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, vëllezër e motra,

Faleminderit për mbështetjen masovike kudo që shkuam.
U dëgjua Zëri i Çelikut – zëri që nuk u thye.
Nesër është dita vendimtare.
Me votë do ta çajmë rrethimin.
Zëri i UÇK-së do të jehojë në Parlament dhe do të jetë vendimmarrës në Kuvendin e Kosovës.
🗳️ 122 – Nisma Socialdemokrate
🗳️ 1 – Fatmir Limaj
🗳️ 23 – Burim Zabelaj
✊ Nesër, flet vota. Nesër, fiton zëri i çelikut.