75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 29 Mars 2022 / B O

Burimi rus: Gati drafti, neutraliteti ukrainas është në tryezën e bisedimeve

Kushtet e statusit neutral të Ukrainës diskutohen në bisedimet në Stamboll.

Kjo është bërë e ditur nga media Interfax duke cituar një burim rus i njohur me ecurinë e negociatave.

“Palët kanë filluar negociatat në nivelin e kryetarëve të delegacioneve. Në veçanti, u ngrit çështja e kushteve të statusit të mundshëm neutral të Ukrainës,” tha burimi.

“Me sa duket, takimi mund të përfundojë me kushtet e statusit neutral të vënë në letër,” shtoi ai.