15:26 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Burnley ia prishë pushimet Manchester Cityt, s’ka hajgare me ta (Video)

Burnley ka treguar sot ndaj Manchester Cityt se jo rastësisht është në pozitën e shtatë në Premierligë. Skuadra simpatike ka arritur të ndalë në barazim skuadrën lidere të Pep Guardiolës.

Fitorja u duk se do të jetë e lehtë kur pas 20 minutash Danilo kaloi mysafirët në epërsi. Por, vendasit nuk u dorëzuar dhe dhjetë minuta para fundit të ndeshjes arritën të barazojnë me anë të Gudmundsson.

Guardiola kishte paralajmëruar se pas kësaj ndeshje do të iu jap të gjithë lojtarëve katër ditë pushim të cilat mbase nuk do të jenë aq të këndshme pas këtij barazimi./Indeksonline/