Burrat, stop alkoolit 6 muaj para se të përpiqen të kenë fëmijë
Janë studiuar 34.000 lindje dhe është zbuluar se për 44% më shumë ka rrezik që prindërit që pinë alkool fëmijët e tyre të kenë probleme me zemrën se sa ata që nuk pinë.
Burrat duhet ta lënë alkoolin 6 muaj para se të përpiqen të kenë fëmijë për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e zemrës.
Nga studimi i bërë janë arritur përfundimet që burrat, të cilët konsumonin rregullisht sasi të mëdha alkooli tre muaj para se të prisnin fëmijë kishin rrezik 44% më shumë që fëmijët e tyre të lindnin me ndonjë sëmundje.
Kurse për grat që kanë konsumuar alkool në atë periudhë rreziku u rrit me 16 %, andaj shkenctarët kanë këshilluar që gratë ta lënë pijen një vit para se të përpiqen të mbesin shtatëzëna./Indeksonline/.