75 Mall Live Search
23:13 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Burrat e Kçiqit mblidhen për të bërë roje, hajnat vodhën disa shtëpi brenda pak ditësh

Banorët e fshatit Kçiq sonte janë në rolin e “rojëtarit”, kjo pasi që brenda dy ditëve u thyen e u vodhën katër shtëpi.

Rastet e vjedhjes janë raportuar në polici, mirëpo banorët kërkojnë që në Kçiq të vendoset një nënstacion policor.

Ky lokalitet edhe vitin që shkoi ishte cak i hajnive, ku janë thyer edhe vjedhur disa shtëpi në lagje të ndryshme të fshatit, ndërsa banorët theksojnë se prania e shtuar e Policisë së Kosovës do krijonte siguri të mjaftueshme edhe do ngushtonte në maksimum hapësirën e veprimit për këta persona.

“Ata kërkojnë nga zyrtarët komunal dhe drejtuesit e Policisë në stacionin Jug dhe Policisë rajonale në Mitrovicë, që të marrin në konsideratën edhe shqyrtim kërkesën për një nënstacion policor, ndërkohë që është paralajmëruar edhe kërkesë ndaj Këshillit të Sigurisë në Bashkësi, pasi edhe për nga numri i rasteve , numri i banorëve dhe hapësira e shtrirjes plotësojnë kriteret për nënstacion”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i tyre:

Kçiqasit janë të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballet policia posaçërisht në kohën e gjendjes së epidemiologjisë me virusin Corona, mirëpo prania e shtuar përmes nënstacionit përveç sigurisë, mbylljes së hapësirës delikuenteve edhe vjedhësve , eviton edhe rrezikun nga incidentet më të rënda, kur pronarët mund të përballen edhe rrezikojnë jetën e personave të tillë.

Banorët besojnë se këta persona kanë strukturë mirë të organizuara dhe brenda një viti kanë kryer 10-15 thyerje edhe vjedhje të ndryshme në lagje të ndryshme (vetëm mbrëmë edhe parmbrëmë- janë thyer 4 shtëpi në lagjen Bullaj), ndërkohë që sipas burimeve nga policia përveç intervistës të disa personave nuk ka njoftime për kryesit e këtyre vjedhjeve.

Disa nga banorët kritikojnë policinë që nuk ka ndërmarr masa të nevojshme edhe domosdoshme, pasi janë të bindur se ata dinë për kryesit e mundshëm, ndërkohë që mosveprimi efikas i Policisë le hapësirë edhe për konfrontim mes viktimave të vjedhjeve edhe personave të dyshimtë dhe përgjegjësia është e vetë përgjegjësve të sigurisë në këtë rast Policisë së Kosovës.

Ndërkohë ata ftojnë komshinjtë edhe bashkëfshatarët që të jenë vigjilent dhe të mbrojnë familjet dhe pasurinë e vetë dhe të mbështesin njëri-tjetrin, duke mos kursyer asnjërin sepse mbrojtja e pragut është e drejtë themelore e sanksionuar me ligj.