75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / A. M.

Burrat e Pejës tregojnë muskujt, rrahën 3 gra, për tri arsye të ndryshme

Tri rate të dhunës janë shënuar në qytetin e Pejës. Në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje rreth këtyre rasteve të pazakonta.

·         Pejë 01.07.2024 – 23:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

·         Pejë 02.07.2024 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

·         Pejë  01.07.2024 – 16:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.