12:22 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Burrat e racës së bardhë rrezikohen nga sulmi në zemër nëse flejnë shumë gjatë natës

Burrat e bardhë që zakonisht flenë nëntë ose më shumë orë gjatë natës, kanë 71 për qind më shumë shanse për një goditje në zemër, ka gjetur studimi i ri.

Hulumtuesit i ndoqën më shumë se 16 mijë njerëz të moshës 45 vjeçare e të lartë për gjashtë vjet me radhë, gjatë se cilës periudhë 460 prej tyre pësuan një goditje në tru.

Studimi i tyre zbuloi se burrat e bardhë, por jo gratë, ishin në rrezik më të madh nëse flinin më gjatë në krahasim me ata që kishin një gjumë të natës mesatar.

Rezultatet që kanë gjetur një ndryshim në normat e goditjes në mes të burrave të bardhë dhe me ngjyrë- sugjerojnë që gjumi gjithashtu prek ndryshe njerëzit e racave të ndryshme./Indeksonline/