Burrat shqiptarë paguhen më shumë se gratë, për të njëjtën punë!

Sipas INSTAT-it, ka një hendek të madh gjinor midiss burrave dhe grave sa u përket pagave në Shqipëri: Burrat paguhen më shumë se gratë, për të njëjtën punë.
Rezultatet e anketës së strukturës së të ardhurave nga puna tregojnë se të ardhurat mesatare për orë pune për burrat ishin 420 lekë dhe për gratë 372 lekë.
Në bazë të këtyre rezultateve, një orë punë e një burri me arsim të lartë paguhet përafërsisht 50 lekë më shumë se një orë punë e një gruaje me arsim të lartë.
E njëjta statistikë për burrat dhe gratë me arsim të mesëm tregon se burrat janë paguar 193 lekë për orë punë, ndërsa gratë 164 lekë.
Në tërësi, hendeku gjinor i të ardhurave mesatare rezulton se është rreth 6.81%.
Sipas anketës, industria nxjerrëse dhe aktivitetet financiare janë sektorët ku puna paguhet më shumë.
Sektorët më të keqpaguar përfshijnë: Hotelerinë, shërbimet dhe argëtimin.
Ndërkohë, sa i përket numrit të përgjithshëm të të punësuarve, edhe këtu dominojnë burrat: 50.6% kundrejt 49,4% që janë të punësuara gra.
Të punësuar sipas gjinisë, më 2018
Burra – 50,6 %
Gra – 49,4 %
Paga mesatare për orë pune (arsimi i lartë)
Burra – 420 lekë
Gra – 372 lekë
Paga mesatare për orë pune (arsimi 8/9-vjeçar)
Meshkuj – 193 lekë
Femra – 164 lekë
Rezultatet e anketës janë marrë për të gjitha ndërmarrjet me mbi 10 punonjës, me 422 mijë të punësuar dhe me pagë mesatare bruto 50.700 lekë.
Burimi: INSTAT, Euronews