22:24 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Burrë e grua hipin mbi vinç, kërcënojnë se do hidhen

Një çift ka ndërmarrë një aventurë të rrezikshme te Liqeni Artificial.

Fatmir dhe Teuta Saraçi, burrë e grua kanë hipur mbi një vinç duke kërcënuar se do të hidhen prej andej nëse nuk zgjidhet problemi i tyre që lidhet me pronat.

Mësohet se kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.

Njoftim i policisë:

Më datë 28.04.2018, rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :

Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.

Këta shtetas dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.

Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

 

Temat: