75 Mall Live Search
23:14 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / SH F

Burrë e grua nisen nga Norvegjia, me të arritur në Podujevë iu thye vetura dhe iu vjedhën sende me vlerë

Burrë e grua u nisën nga Norvegjia për të kaluar disa ditë pushimi në Kosovë. Por enda pa arritur në shtëpi pas një rrugëtimi të gjatë, ata u përballën me një rast që më së paku e pritën.

Pasi arritën në Podujevë, çifti u ndal për të blerë pije freskuese në një market, shkruan Indeksonline.

Hajnat shfrytëzuan pak minuta të ndaljes së tyre për të thyer xhamin e makinës në një pompë të derivateve.

Dy telefona, çanta e pasagjeres dhe dokumente personale janë vjedhur nga hajnat në pak sekonda veprimi. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 20-00 afër Mega Marketit në Podujevë.

Audi A4 ngjyrë bronzi ka qenë vetura në të cilën ndodheshin hajnat, ndërsa vetura e mërgimtarëve ishte Mercedes E Class, me tabela të Norvegjisë. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës./Indeksonline/..