75 Mall Live Search
09:32 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / S Z

Burrë e grua rrihen mes vete, bëhen për spital

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Një burrë është arrestuar pasi që ishte përleshur me gruan e tij. E gjithë kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku e gjitha ka rezultuar me dhunë.

I dyshuari dhe viktima kanë pranuar  trajtim mjekësor.  Ndërkaq me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë  24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/