75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / MSH

Burrë e grua rrihen mes vete, në Gjakovë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Gjakovë.

Sipas policisë, të përfshirët në rast, çift bashkëshortor, janë përleshur mes vete.

Të dytë i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, me ç’rast kanë pranuar edhe trajtim mjekësor, shkruan IndeksOnline.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq e dyshuara, bashkëshortja, është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/