15:47 / E Martë, 20 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Burrë e grua shpërthejnë në lot, pasi marrin këtë lajm nga humanisti Kastrati (Foto)

Humanisti shqiptar, Halil Kastrati nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka treguar një rast të një familje të varfër. Ai tregoi historinë e një çifti të cilët jetojnë në gjendje të mjerueshme.

Mirëpo, Kastrati ka paralajmëruar se ditëve të ardhshme do të jepet një lajm super i mirë për këtë familje.

Postimi i plotë:

I dua krejt femijet e botes ?

Veç burr e grua, i gjetem me lote ne sy

Zoti nuk na dha femije, por edhe jetojme shume keq, ne mes te bjeshkes, me insekte te ndryshme dhe pa asnje kushte per jetes

Shtepija na pikon ne çdo ane, jemi edhe dyte te semure

Por nje lajm i madh ju dha sot, po behen me banese te re

Diteve ne vazhdim detajet tjera