75 Mall Live Search
08:13 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Burri arrestohet por arrin në kohë t’i propozojë së fejuarës

Ky burrë që shfaqet në video ka vendosur t’i propozojë gruas së tij në momentin që edhe është duke u arrestuar nga policia.

Brandon Thompson, arrestohet në shtëpinë e tij për gjashtë akuza të ndryshme. Ndër to edhe për zotërimin e një arme zjarri, dhe substancave narkotike.

Para se të përfundonte në qeli, ai nuk ka munguar me propozimin për të fejuarën i cili është kapur në një video nga personat e pranishëm.

Pas këtij momenti disa nga të afërmit i tregojnë se do jenë patjetër të pranishëm për të në qeli duke e ndihmuar me ushqimin dhe rroba.

Oficerët e kanë lejuar Brandon të vendosë unazë në dorën e të fejuarës duke përfituar nga momenti kur oficerët e policisë i kanë hequr prangat për ta bërë sa më të denjë këtë moment.