75 Mall Live Search
09:59 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / OSH

Burri bashkë me dy vëllezërit rrah gruan e tij në Prishtinë

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij, pas një mosmarrëveshje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë arrestuar.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.