75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Burri bën për spital gruan e tij dhe taksistin me të cilin ajo po udhëtonte

Një grua ka raportuar se burri i saj e ka sulmuar fizikisht atë dhe taksistin derisa kanë qenë duke udhëtuar me veturë.

I dyshuari kishte qenë së bashku me një shok të tij kur i ka sulmuar ata të dy.

Viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas sulmit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar.