75 Mall Live Search
09:18 / E Diele, 12 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Burri dhe vjehrri keqtrajtonin vazhdimisht nusen në Prishtinë, arrestohen

Dy persona janë arrestuar pasi që kishin keqtrajtuar psiqikisht vazhdimisht viktimën.

Të dyshuarit janë bashkëshorti i saj dhe vjehrri.

Me vendim të prokurorit ata janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

‘’Prishtinë 11.03.2023-10:50 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është  kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje’’ thuhet në raport. /IndeksOnline/