21:48 / E Premte, 21 Shkurt 2020

Burri dogji të gjallë gruan dhe fëmijët, shoqja e viktimës tregon detajet shokuese nga ngjarja horror

Një krim në familje ka tronditur të gjithë Australinë pasi babai dogji të gjallë nënën me tre fëmijët.

Policia nuk i ka konfirmuar ende përse babai, ish-lojtari i ragbit Rowan Baxter vendosi të vrasë familjarët dhe ti ngulë thikën vetes për ti shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën ku nga djegia e makinës ndërroi jetë Hannah Clarke, 31 vjeçe dhe tre fëmijët Aliyah, 6 vjeçe, Lianah, 4 vjeç dhe Trey, 3 vjeç, që u dogjën të gjallë.

Mikesha e Hannah ka folur për mediat e huaja duke treguar se shoqja e saj është abuzuar për 10 vite nga bashkëshorti.

Manja Whaley, e cila punon në një qendër për të dhunuarit, ka treguar se Hannah Clarke (bashkëshortja e sportistit) ishte një person i mbyllur, pasi kontrollohej gjatë gjithë kohës nga Rowan.

“Rowan kishte kontroll të tepruar mbi mikeshën time. Ai abuzonte me të seksualisht çdo ditë dhe e kërcënonte se nëse ajo nuk do i bindej ai do të abuzonte edhe me fëmijët”, tregon mikesha e saj.

Çifti thuhet se ishin divorcuar para dy muajsh dhe kishin diskutime të mëdha sa i përket kujdestarisë së fëmijëve.