Një burrë e raporton ish gruan në polici për dhunë psiqike

Një burrë nga Prishtina, e ka lajmëruan në polici ish gruan e tij, për dhunë psiqike. Në lidhje me rastin është intervistuar e dyshuara dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon me procedurë të rregullt.
“Prishtinë,02.11.2023-19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dhunë psikike në vazhdimësi nga ish bashkëshortja e tij. Lidhur me rastin është intervistuar e dyshuara kosovare dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë..