75 Mall Live Search
19:02 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Burri humbet gruan në lojërat e fatit, u kërkon miqve që ta dhunojnë atë

Në një incident të tmerrshëm në Indi, një burrë i varur nga lojërat e fatit dhe alkooli, bëri bast në gruan e tij pasi kishte mbaruar paratë dhe lejoi miqtë e që ta dhunojnë gruan e tij.

Ngjarja ndodhi në rrethin Jaunpur dhe pas incidentit, viktima shkoi në gjykatë kur policia refuzoi të ndërmarrë veprime për ankesën e saj.

Viktima, e cila jeton në zonën e stacionit të policisë në Zafarabad, pretendoi se burri i saj ishte një alkoolist dhe e kishte futur atë në rrezik ndërsa shkonte në lojërat e fatit, transmeton Indeksonline.

Pas incidentit, viktima shkoi në shtëpinë e xhaxhait të nënës. Burri i saj e ndoqi atje, duke kërkuar falje dhe tha që ishte një gabim.

Pasi ai kërkoi falje, ajo u kthye me të në makinën e tij. Në rrugën e tyre, burri i saj ndaloi makinën dhe i lejoi miqtë e tij që ta dhunojnë përsëri.

Kur gruaja u ankua në polici, ata nuk pranuan të paraqesin një ankesë, pas së cilës, viktima i’u drejtua gjykatës./Indeksonline/