08:14 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Burri i aktores së famshme ndanë 100 milionë euro për “Notre Dame”

Burri miliarder i aktores së famshme, Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në ndërtimin e katedrales “Notre Dame”, në Paris.

Biznesmeni francez, Francois-Henri Pinault e bëri njoftimin vetëm disa orë pasi zjarri i madh kaploi katedralën 850 vjeçare në zemër të Parisit, transmeton Indeksonline.

Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.

Reagimi i tij për të ndihmuar në ndërtimin e “Notre Dame”, erdhi pas deklaratave të presidentit Emmanuel Macron, i cili bëri thirrje për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e saj. /Indeksonline/