75 Mall Live Search
10:54 / E Enjte, 01 Prill 2021 / OSH

Burri i grabit argjendarinë ish-gruas në Gjirokastër

Autori i grabitjes së argjendarisë një ditë më parë në Gjirokastër rezulton se ishte ish burri i pronares së biznesit. Armando Mevlani, 40 vjeç, nga Gjirokastra ka grabitur ditën e djeshme argjendarin i maskuar dhe me armë duke marrë sende me vlerë. Pas identifikimi policia po punon për kapjen e tij.

40-vjeçari ka marrë një sasi sendesh të çmuara dhe më pas është larguar me një makinë të cilën e kishin parkuar vetëm tre metra larg dyqanit.

Shitësja e argjendarisë tha se u kërcënua dhe terrorizuar me një armë zjarri, por nuk u dëmtuan fizikisht prej autorit, ndërsa në policia tha se nuk e njihte atë.