Burri i Kamala Harris-it e lë punën, pas fitores së Biden-it dhe gruas së tij

Douglas Emhoff, burri i sëvëndëspresidentes në ardhje të SHBA-së ka vendosur ta lërë punën që kishte deri tani. Emhoff punon prej shumë vjetësh avokat në “DLA Piper”, një nga firmat më të mëdha ligjore në SHBA.
Burri i Kamala Harrisit ka vendosur ta ndihmojë gruan e tij dhe kabinetin e Bidenit për krijimin e administratës së presidentit në ardhje.

Emhoffi, do të marrë përgjegjësi në zhvillimin e portofolit të presidentit si dhe të jetë këshilltar strategjik në këtë periudhë transicioni në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Indeksonline.
Douglasi ka përvojë të madhe në procese gjyqësore dhe në bordet juridike në Kaliforni, por edhe në shtete të tjera amerikane.

Emhoffi kishte marrë pushim pa pagesë që nga muaji gusht në punën e tij private që të ndihmojë bashkëshorten në fushatën elektorale.
Ai, do të jetë bashkëshorti i parë i një zëvëndëspresidenteje, ngase gruaja e tij është bërë femra e parë në këtë pozitë në histori të Amerikës./Indeksonline/
