Burri i Mimoza Kusarit vrapon për të shoqen dhe të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit

Burri i Mimoza Kusarit, Arben Lila ka marr pjesë në maratonën që u zhvillua në Verona të Italisë për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Ai kishte shkruar se kishte vrapuar për Mimozën dhe të gjitha gratë e tjera që vuajnë nga kjo sëmundje.
”Sot vrapuam për Mimozën dhe për të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit!”, thuhej në postimin e Arbenit në facebook.
E pranishme ishte edhe shefja e grupit parlamentar të VV-së, e cila kësaj radhe ishte vetëm shikuese.
Mimoza ditë më parë njoftoi se pas një kontrolli rutinor që e bën çdo vit, është diagnostikuar me kancer të gjirit, dhe për këtë, i është nënshtruar një operimi. /IndeksOnline/


