75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / AR

Burri i paralizuar ecën sërish falë elektrodave në shtyllën kurrizore

Një burrë i cili u paralizua në një aksident me motor në vitin 2017 ka rifituar aftësinë për të ecur pasi mjekët i implantuan elektroda (përjcellës përmes të cilit elektriciteti hyn ose del nga një objekt, substancë ose rajon) në shtyllën kurrizore për të riaktivizuar muskujt.

Rocatti e përdor pajisjen si pjesë e stërvitjes dhe rehabilitimit rutinë për forcuar muskujt dhe për të qenë në formë. “Tani është pjesë e jetës sime të përditshme,” tha ai.

I zhvilluar nga Prof. Grégoire Courtine, një neuroshkencëtar në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë në Lozanë, dhe Prof. Jocelyne Bloch, një neurokirurge në spitalin universitar të Lozanës, sistemi përdor një elektrodë të butë, fleksibël që vendoset në majë të nervave të palcës kurrizore.

Pajisja i ndihmoi të tre pacientët të qëndronin në këmbë brenda disa orëve pas operacionit, por performanca u përmirësua me tre deri në katër muaj praktikë dhe trajnim.

“Falë kësaj teknologjie, ne kemi qenë në gjendje të trajtojmë individët me lëndime më të rënda të shtyllës kurrizore,” tha Courtine. “Duke i kontrolluar këto implante, ne mund të aktivizojmë palcën kurrizore siç do të bënte truri natyrshëm që pacienti të qëndrojë në këmbë, të ecë, të notojë ose të ngasë biçikletën.”