75 Mall Live Search
15:53 / E Martë, 08 Shkurt 2022 / B O

Burri i Shkurte Fejzës jep lajmin për bashkëshorten: Surpriza e madhe po vjen…

Burri i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli ka njoftuar se po vije së shpejti një projekt i ri nga bashkëshortja e saj, Shkurte Fejza.

Me një foto me Florent Boshnjakun, burri i Shkurtës thotë se janë bashkuar dy kolos për të arritur një sukses të radhës.

“Diçka e re po vjen.
Diçka edhe madhe sepse janë bashkuar dy kolos të të muzikës shqipe Shkurte Fejza Mjeshtër i Madh dhe Florent Boshnjaku Mjeshtêr artit muzikor dhe i skenave të mëdha, njeriu që din, don dhe mundet të arrijë suksese kulminante. Surpriza e madhe festive vjen përmes Tv Klan Kosova, lider mediatik kosovar me 17 Shkurt 2022 në Ditën e Pavarësisë së Kosovës” shkruan Hajrush Behluli në njoftim./Indeksonline/