21:44 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Burri im po më kërcënon se do i tregojë gjithë botës se e kam tradhtuar

Unë jam 34 vjeç dhe burri im është 39 vjeç. Kemi dy djem të rinj dhe për vite kemi qenë mirë.

Pastaj burri im humbi pozitën e tij si një ekzekutiv marketingu. Ai vazhdoi të kërkonte punë dhe vazhdonte t’i hidhte poshtë disa mundësi.

Në fund ai hoqi dorë nga ajo pozitë dhe filloi të ngiste një taksi. Ai e urren makinën dhe trafikun. Unë mund të shihja se po binte në depresion, por kur thosha diçka, ai zemërohej dhe më thoshte që ta lë vetë.

Ai filloi të fliste pak në shtëpi dhe shtëpia filloi të bëhej një vend i mjerë. Një natë isha në një pijetore me një shoqe kur një mik i saj erdhi tek unë. Ai është 33 vjeç dhe ka qenë miku më i mirë i shoqes sime nga shkolla, por kur erdhi në bar atë natë ai filloi të flirtonte me mua.

Ditën tjetër, shoqja ime më mori në telefon dhe më tha se shoku i tij kishte kërkuar kontaktin tim. I thash asaj t’ia jepte numrin tim. E dija se ishte e gabuar, por në anën tjetër mendova pse jo?

Ndihesha e vetëm në martesën time dhe dëshiroja të ndjeja përsëri interesin e një mashkulli mbi mua.

Ne filluam një lidhje, por e dija se ai nuk ishte as afër si burri im, i bukur, i dashur dhe i mprehtë sic ishte para se të bëhej kështu sic është tani.

Pastaj burri im mori vesh se kisha një lidhje dhe më kërcënoi se do i tregojë gjithë botës.

Jam në panik dhe kam bërë akuza të tmerrshme se ai ishte abuziv ndaj meje. Isha duke gënjyer, por tani ndihem e bllokuar nga këto gënjeshtra.

Ai u largua nga shtëpia dhe shkoi të jetoj me nënë e tij. ne nuk flasim aspak, përveç përmes avokatëve tanë.

Unë ende e dua burrin tim. Gjithçka ka shkuar aq keq.

Përgjigja:

Unë nuk e pëlqej aferën tuaj, por e kuptoj sa frustruese dhe izoluese mund të jetë për të jetuar me depresionin e partnerit.

Tërhiqni paditë e pavërteta që keni bërë ndaj tij- shpjegoni se e keni bërë se ishit në panik. Mund të flisni me nënë e tij? A e di se po vuan nga depresioni?

Dyshoj se ajo dëshiron të shoh djalin e saj që jeton larg fëmijëve të tij, nëse ekziston një shans që kjo çarje mund të shërohet. Unë dyshoj, gjithashtu si ai do të ndihet i lumtur në afat të gjatë nëse martesa juaj do të përfundojë me divorc.

Në këtë pikëm mund të ndihmonte shumë më shumë nëse do takonit ndonjë mjekt se avokati./Indeksonline/