07:24 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Burri ishte duke u relaksuar pranë pishinës, shfaqet një ari i zi dhe…

Muajt e fundit, banorët në SHBA janë kërcënuar nga prezenca e arinjve.

Kafshët e mëdha, “braktisin” habitatet e tyre dhe zbresin në zonat e banuara nga njerëzit në kërkim të ushqimit. Një rast i ngjashëm është regjistruar dhe në Massachusetts.

Matthew Bete ishte duke u relaksuar në shezlong pranë pishinës në oborrin e shtëpisë, kur një ari i zi afrohet shumë pranë tij. Por kur ai zgjohet, ariu trembet dhe largohet me shpejtësi nga aty. Pamjet e këtij momenti janë publikuar nga gruaja e Bete, Dawn, e cila krahas saj shkroi:

“Matt u befasua dje teksa ishte duke pushuar pranë pishinës”.