09:09 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Burri ‘kacafytet’ me peshkaqenin në breg

Një burrë duket se e ka fituar betejën me një peshkaqen në Smith Point Beach në Fire Island ku ndodhën dy sulme nga peshkaqenët muajin e kaluar.

Dëshmitarja okulare Emily Murray tha për The Post se ishte duke bërë shëtitje kur vuri re burrin që po luftonte me bishën, teksa nxorri me shpejtësi celularin e saj për të regjistruar dramën.

“Oh dreqin”, dëgjohet ajo duke bërtitur, teksa plazhistët e tjerë u mblodhën për të parë spektaklin buzë detit.

“Burri kishte qenë duke peshkuar dhe kapi peshkaqenin rastësisht,” shpjegoi Murray. “Ai po përpiqej ta lironte.”

Në klipin e Murray, peshkatari shihet duke qëndruar në cektësirë duke u përpjekur të nxjerrë peshkaqenin në breg për ta liruar.