75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Burri kosovar gati për “luftë” në familje, e kërcënoi gruan me pesë fëmijët, Policia i futet në shtëpi dhe i gjen armatimin

Rreth orës 04:20, nga viktima (femër/kosovare),është raportuar një rast i dhunës në familje ndaj saj dhe pesë fëmijëve nga bashkëshorti, duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largoheshin nga shtëpia.

Njësitet policore   kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore   dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/kosovar 46 vjeç)  kanë  gjetur  dhe  konfiskuar:

– Pesë revole modele dhe kalibra të ndryshëm.

-Dy granata dore

-Një elektroshok

-Pesë thika

Pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/