14:55 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / MSH

Burri martohet me shtatë gra përnjëherë: Nuk do të ndalem vetëm me këto!

Një i ri nga Uganda, Ssaalongo Nsikonenne Habib Ssezzigu, u martua me shtatë gra të dielën, duke përfshirë dy motra.

Ssaalongo, i cili merret me metodat tradicionale të shërimit, u martua me shtatë nuse në një ceremoni solemne në të njëjtën ditë në fshatin Bugarekë.

Emrat e grave të tij janë Mariam, Medine, Aishe, Zainabu, Fatuma, Rashida dhe Musanyusa dhe dhëndri falënderoi nuset për besnikërinë e tyre në fjalimin e tij pas ceremonisë.

“Nuk ka xhelozi mes grave të mia. Vendosa të martohem me të gjitha që të jemi një familje e madhe e lumtur”, tha ai, duke shtuar se synon të martohet me më shumë gra.

“Unë jam ende djalë i ri dhe në një të ardhme të afërt, në dashtë Zoti, nuk mund të them se do të ndalem me këtë”, tha ai.

Nga rruga, familja e Ssaalong praktikon poligaminë.

Gjyshi i tij kishte gjashtë gra të cilat ishin të ndara me perde në shtëpi, ndërsa babai i tij ka katër gra të cilat gjithashtu jetojnë me të në të njëjtën shtëpi.