Burri mbyt gruan e tij, vjehrrën, vajzën dhe në fund veten e tij
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Florida të ShBA-ve, ku Pablo Colon Jr, 35 vjeç ka vrarë familjen e tij dhe më pas edhe veten në shtëpinë e tyre.

Nga tragjedia ka shpëtuar vajza tjetër binjake, megjithëse ka pësuar lëndime të lehta, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Autoritetet kanë thënë që deri më tani shkaku i vrasjes së shumfishtë mbetet i panjohur./Indeksonline/