14:55 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Burri më fatlum në botë, fitoi 209 milionë euro me një biletë të 2 eurove

Ditët e fundit në Itali po qarkullon gjerësisht lajmi i fituesit të më të madh në historinë e lotarisë italiane, SuperEnaloto.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, lajmi ka bërë bujë pasi numrat fitues janë tërhequr për shumën që kap vlerën e 209 milionë eurove. Bileta fituese nga fatlumi është blerë në vendin e quajtur Lodi.

Fituesi i kishte shpenzuar vetëm dy euro për blerjen e biletës, që i solli milionat në një bar në Marino di Lodi.

Tashmë, të gjithë duan të luajnë dhe të provojnë fatin e tyre me biletat e blera në këtë bar.

Deri tashti nuk dihet se kush është fatlumi që do të tërheqë këtë shumë të majme.

Kujtojmë se në një pjesë të madhe të rasteve fituesit e këtyre shumave nuk bëhen publikë. Kjo për shkak të frikës nga vjedhjet apo dhunimet që fatlumët mund të pësojnë nga hajdutët, duke qenë se janë të ekspozuar nga të gjitha anët.